Është si “Feniksi”! Çfarë mund të bëjë Rei Manaj në Europian? Historia e tregon qartë, lëreni veten të befasoheni nga ky sulmues

A është kjo Kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave? Nëse do të dilnim në një përfundim, sigurisht që do të ishte ofenduese për brezat e mëparshëm që kanë dhënë kontributin e tyre me fanellën kuqezi.

Por me siguri dhe bindje të plot mund të themi se Shqipëria nuk ka pasur kurrë kaq sulmuesë kualitativ në organikë sa tani. Jo pak, por 9 të tilla janë në listë dhe me siguri 2 prej tyre do të mbeten pa Europianin e Gjermanisë. (Analiza e sulmuesve dhe se kush prej tyre mund të mbetet pa Europian është bërë në emisionin Koha Shtesë dhe mund të shihet më poshtë)

Arbnor Muja, Ernest Muci, Mirlind Daku, Armando Broja, Rey Manaj, Jasir Asani, Taulant Seferi, Sokol Cikalleshi dhe Taulant Seferi kërkojnë me të drejtë që të jenë pjesë e Euro 2024. Por jo të gjithë do të munden pasi Shqipëria nuk është as Italia dhe as Spanja për të shkuar në Gjermani me kaq shumë sulmuesë.

Por çfarë mund t’i jepte Shqipërisë një lojtar si Rei Manaj, nëse shkon në Europianin e Gjermanisë? Në fakt, Manaj është lojtari më në formë i Shqipërisë në Europë për momentin, pasi ka shënuar më shumë gola se të gjithë të tjerët.

Megjithatë historia tregon sesa herë ngrihet pritshmëria mbi Rei Manaj, atëherë ai dështon. Kështu ndodhi kur ishte te Interi dhe më pas u huazua duke dështuar, kështu ndodhi kur ishte te Albacete dhe më pas nuk po shënonte dot më lehtë, kështu ndodhi kur ishte te Barcelona A dhe pas asaj eksperience dështoi.

Por në krahun tjetër, Rei Manaj të befason dhe është si “Feniksi”, rilind. Në 3 momente të ndryshme të karrierës njerëzit e kanë parë Manajn me etapë të përfunduar si futbollist për Kombëtaren dhe ai është rikthyer, madje në emrin më të përmendur të këtyre ditëve. E thënë më thjeshtë, duhet ta lëmë veten që të befasohemi nga Rei Manajn dhe të mos ngremë pritshmëritë që mund ta rëndojnë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online