Prishtina ka qenë një surprizë e vërtetë këtë sezon në Kupat e Europës, ku me një grintë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm arriti të shkonte larg. Bardhekaltrit shkruajnë historinë e tyre, teksa ia dolët të mbërrinin deri në turin e tretë kualifikues të Conference League. Megjithatë ëndrra e bukur që lindi për skuadrën shqiptare merr fund në Norvegji.
Pas fitores 2-1 në “Fadil Vokrri“ Bodo/Glimt ”hakmerret” në shtëpi duke triumfuar me shifrat 2-0. Botheim ishte ai që eliminoi Prishtinën me golat e tij të shënuar në minutën e 18 dhe në të 78. Kampionët e Kosovës nuk mund të shkojnë në fazën “play off”, por pavarësisht kësaj largohen me kokën lart nga Europa, ku treguan se nuk ishin aspak një pengesë e lehtë për t’u kaluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/