VIDEO/ Ende pret një ftesë nga Silvinjo! Gol që mban ekipin në vendin e parë, gjuajta e mesfushorit shqiptar ishte e pakapshme për portierin

Rijeka vijon të mbetet në krye të kampionatit kroat, duke qenë një kandidaturë serioze për titullin kampion. Një pikë kyçe e skuadrës kroate është edhe mesfushori shqiptar, Lindon Selahi. Ky i fundit ka shënuar sot golin e katërt në kampionat. Selahi shënjestroi portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës. Pikërisht aty ku portiere e kishte tërësisht të pamundur për ta kontrolluar.

Goli i tij vulosi shifrat në 3-0, çka i dha tre pikë të rëndësishme Rijekës kundër Rudeshit. Lindon Selahi vazhdon të presë një ftesë nga Silvinjo, me të cilin numëron vetëm një grumbullim. Bëhet fjalë për ndeshjen e parë në fushatën kualifikuese, atë kundër Polonisë në Varshavë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/