E FUNDIT/ Dinamo i tregon forcën Skënderbeut, merr fitoren e rëndësishme që i sjell afër 4-shen e Superiores

Java e 29 e “Abissnet Superiores” u përmbyll me duelin Dinamo-Skënderbeu. Dinamovitët i treguan forcën juglindorëve, të cilët i mposhtën me rezultatin 2-0. Ekipi i Mehmetit gjeti shumë shpejt rrugën e rrjetës. Kur kronometri po numëronte minutën e 3-të, Kaçorri tregoi klas dhe me një parabël e dërgoi topin në rrjetë. Për të mbyllur përfundimisht historinë e këtij takimi mendoi Qefalija.

Ky i fundit dyfishoi rezultatin në minutën e 82-të. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-0 në favor të Dinamos, që tashmë shkon në kuotën e 39 pikëve. Blutë e kryeqytetit kanë vetëm një pikë më pak se Skënderbeu i vendit të 4-t, por kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/