Në “Santiago Bernabeu” sapo ka përfunduar kryendeshja e kampionatit spanjoll mes Realit të Madridit dhe Barcelonës. Një “el clasico” që ka prodhuar emocione të forta, duke argëtuar të gjithë dashamirësit e sportit. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 6, kur Kristenseni e dërgoi topin në rrjetë. Por vetëm 12 minuta më vonë, Reali i Madridit barazoi mes polemikave. Lukas Vaskezi u rrëzua në zonë dhe fitoi një 11 metërsh, i cili ka hapur një debat në opinionin sportiv. Viniciusi u tregua i saktë përballë portierit dhe barazoi përkohësisht rezultatin.
Në minutën e 30 pasuan polemika të tjera. Lunini priti një top që në pamje të parë dukej se e kishte kaluar vijën fatale. Pas rishikimit të pamjeve me VAR, gjyqtari vendosi ta konsideronte të pavlefshëm golin, duke shkaktuar edhe një herë debate në opinionin sportiv. Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë 1-1, ndërsa në minutën e 68 ishte sërish Barcelona ajo që kaloi në epërsi me anë të golit të Fermin Lopezit. Por Realit i mjaftuan vetëm 4 minuta që të kundërpërgjigjej, këtë herë me golin e shënuar nga Lukas Vaskezi. Ndërkohë goli i fitores u shënua në minutën e 91-të nga Bellinghemi, i cili çoi peshë stadiumin “Santiago Bernabeu”. Reali i Madridit fitoi kështu me shifrat 3-2 dhe tashmë është shkëputur +10 pikë në krye të La Ligës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
There is no goal line technology in La Liga and the referees decided that Lamine Yamal’s touch did not go over the line. ???pic.twitter.com/u1GOK9NK4K
— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) April 21, 2024