“Goli fantazëm” shfaqet edhe në 2024 me VAR! Video që nuk lë asnjë vend për dyshime, Yamal i mohua goli i pastër nga arbitrat kundër Real Madrid

Real Madridi ka fituar kundër Barcelonës në shifrat 3-2. Një ndeshje që ka hapur shumë polemika sa i përket vendimeve të arbitrit. Penalltia e fituar nga Vasquez ngjalli shumë dyshime, ashtu si edhe rasti i golit të mohuar nga Yamal.

Topi dukej qartësisht që kishte kaluar vijën, por jo për arbitrin. Edhe pse e panë rastin në fjalë në VAR, nuk do të akordohej goli. Pamjet e reja që shfaqen në rrjetet sociale tregojnë qartësisht që topi kishte kaluar vijën dhe portieri i Realit nuk kishte arritur që ta shmangte kalimin e vijës në kohë. /Sport Ekspres/