VIDEO/ Eliminim dhe asnjë gjuajtje në portë, anonimët e Ligës së Tretë turpërojnë Atletikon në Kupën e Mbretit

Një surprizë të pakëndshme ka rezervuar dita e sotme për Atletikon e Madridit. Skuadra spanjolle është befasuar në Kupën e Mbretit, kompeticion të cilit i ka dhënë lamtumirën për këtë sezon. Ishte një ekip anonim nga Liga e Tretë e Spanës ai që turpëron djemtë e Simeones. Kornela ka mposhtur me shifrat 1-0 bardhekuqtë, teksa vendosi ai gol i ardhur që në minutën e 7 nga Jimenez.

E si për të mos mjaftuar rezultati, mbi shpatullat e lojtarë të Atletikos së Madridit rëndon edhe fakti se përgjatë gjithë ndeshjes nuk arritën që të gjuanin asnjëherë brenda kuadradit të skuadrës kundërshtare, megjithëse në total krijuan 15 raste për shënim. Ndërkohë në minutën e 63-të Rikard Sançez Sendra lë kryeqytetasit me 10 lojtarë, duke ia bërë të pamundur përmbysjen Atletikos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *