Formacionet zyrtare/ Mungon Ibra por zbret Ronaldo, ja rreshtimet për supersfidën Milan-Juventus

Me humbjen e Interit ditën e sotme, supersfida mes Milanit dhe Juventusit do të marrë një rëndësi akoma më të madhe, pasi do të vendosë rrjedhën e këtij kompeticioni. Një fitore e kuqezinjve do t’i shkëpuste katër pikë nga Interi, ndërsa një fitore e Juventusit do të mbante hapur luftën për titull. Situata duket mjaft e vështirë për Milanin, teksa ditën e sotme u konfirmua se Rebiç dhe Kruniç janë infektuar me COVID-19.

Gjithashtu për shkak të dëmtimeve, në këtë sfidë do të mungojnë Ibrahimoviç, Benaser, Kjaer dhe Gabia. Për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Beneventos, edhe mesfushori Tonali nuk do të jetë i pranishëm në fushën e lojës. Më poshtë keni dhe formacionet përkatëse të të dyja skuadrave. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Milan: G. Donnarumma, Dalot, Kjaer, Romagnoli, Theo Hernandez; Calabria, Kessie; Castillejo, Calhanoglu, Hauge, Leao

Juventus: Szczesny; Danilo, de Ligt, Bonucci, Frabotta; Chiesa, Bentancur, Rabiot, Ramsey; Ronaldo, Dybala

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online