VIDEO | Ekuban është “bishë”, dy gola e asist kundër holandezëve!

Kaleb Ekuban në fillim nuk pati shumë hapësira te Trabzonspori, por kohët e fundit sulmuesi ganez ka treguar vlerat e tij duke shënuar. Në klubin turk duket se qëndrimi ndaj tij është tjetër dhe në verë edhe mund të blihet nga Lids Junajtid, që zotëron kartonin e ish-sulmuesit të Partizanit.

Ditën e sotme, ganezi ka treguar përsëri, që gëzon një formë mjaft të mirë, duke shënuar një dygolësh dhe dhuruar një asisit, në miqësoren ndaj holandezëve të Den Hag. Illimisht, Ekuban shënoi në minutën e 27-të, një gol të thjeshtë, pasi ndoqi mjaft mirë aksionin dhe shënoi me portën e boshatisur.

Në minutën e 69-të Trabzonspori, kaloi në avantazh përsëri, duke shënuar golin e 2-1, ku ish-sulmuesi i Partizanit dhuroi asistin për Parmak. Katër minuta më vonë ishte “qershia mbi tortë”. Ekuban, kalon i vetëm këdo që i del përpara, duke u treguar i saktë dhe përballë portierit. Gol fantastik i ganezit, i cili duket në formë të shkëlqyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online