Video ekskluzive/ U prit si yjet e klasit të lartë, tifozët e Rangersit dolën për të parë Florian Kamberin

Një pritje fantastike ishte rezervuar mbrëmjen e së premtes për Florian Kamberin. Sulmesi  i Kombëtares së Shqipërisë iu bashkua Rangers me një kontratë me të drejtë blerje pas huazimit deri në fund të sezonit. Të bindur mbi cilësitë e 24-vjeçarit, tifozët nuk kanë zhgënjyer me prezencën e tyre në mbërritje të Kamberit në zyrat e skuadrës.

Burime pranë lojtarit bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se afro 1000 tifozë kanë brohoritur emrin e Florian Kamberit. Ndonëse zyrtarizimi u bë në orët e mbrëmjes, kjo nuk i pengoi besnikët e skuadrës të prisnin yllin e ri. Siç shihet edhe nga videoja që kemi arritur të sigurojmë, Kamberi është i rrethuar nga qindra tifozë, si yjet e klasit të lartë.

E pikërisht për ta, sulmesi shqiptar zbriti të nesërmen (e shtunë) në fushë për të bërë debutimin vetëm 18 orë pasi firmosi. Skuadra Rangers barazoi me rezultatin pa gola ndaj Aberden, në një takim ku Kamberi u aktivizua në minutën e 83′ duke mos pasur shumë mundësi për t’i dhene fitoren skuadrës./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online