LAJM I FUNDIT/ Rei Manaj futet në listën e Barcelonës, por te ajo që e dëshironte më pak

Rei Manaj është grumbulluar në ekipin e parë të Barcelonës për stërvitje edhe përpara ndeshjes ndaj Levantes në kampionat. Por trajneri Setien ka marrë të njëjtin vendim, ashtu si edhe më parë kur u ndesh në Kupë ndaj Leganesit.

Sulmuesi shqiptar është zyrtarizuar në listën e katalanasve, por te ajo që dëshironte më pak. Manaj gjendet te Barcelona B, ndërsa këta të fundit do të ndeshen në orën 12:00 ndaj Prat në transfertë. Pritshmëritë dhe shanset ishin të mëdha për të parë lojtarin kuqezi në ekip të parë, por duket ende e vështirë. Sa i përket emrave nga ekipi i të rinjëve që do të gjendet me Setien, trajneri ka preferuar Riqui Puig, Monchu dhe Collado. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online