Moviola/ Mund të vendoste derbin por u anashkalua nga VAR-i, ish-arbitri spanjoll jep versionin e tij

Reali i Madridit ka arritur që të fitojë derbin e kryeqytetit spanjoll kundër Atletico Madridit ditën e sotme. Los blancos morën tre pikët përpara tifozëve të tyre në “Santiago Bernabeu”, ndërsa autori i golit të vetëm të takimit ishte Karim Benzema.

Por rrjedha e lojës mund të kishte shkuar ndryshe, teksa Alvaro Morata u rrëzua në zonën kundërshtare pas një kontakti me Casemiron. Për arbitrin gjithçka ishte e rregullt, ndërsa as sistemi VAR nuk ndërhyri për të rishikuar gjithë episodin. Megjithatë, ish-gjyqtari spanjoll, Andujar Oliver duket se ka pasur një mendim tjetër për këtë çështje, duke deklaruar për “Marca”-n se mund të akordohej penallti.

“Pasi shohim përsëritjen e imazheve, mund të vërejmë krahun e Casemiro-s të ketë kontakt me sulmuesin e Atletico-s. Një episod që arbitri katalanas fare mirë mund ta quante si një penallti”, ka thënë Andujar Oliver./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online