VIDEO/ Ekipi i lojtarit shqiptar bën surprizën e madhe, Borusia e Dortmundit eliminohet nga skuadra e ligës së dytë

Skuadra e St. Paulit ka bërë surprizën e madhe mbrëmjen e sotme. Ekipi nga Bundesliga 2 ka eliminuar Borusian e Dortmundit nga Kupa e Gjermanisë në raundin e 1/8-ve. Goli i parë ka ardhur që në minutën e 4-t, kur Amenido del fitimtar mbi dy mbrojtësat e verdhezinjve dhe tund rrjetën.

Goli i dytë ka ardhur në minutën e 40 të sfidës si një dhuratë nga Vitsel. Devijimi i këtij të fundit ndryshon trajektoren e topit, duke e futur kështu në portën e tij. Dortmundi fiton një 11 metërsh në pjesën e dytë të lojës dhe Haland nuk gabon përballë portierit. Megjithatë kaq nuk mjafton për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

St. Pauli fiton kështu me rezultatin përfundimtar 2-1, duke siguruar biletën për në fazën tjetër. Në fushën e lojës nga minuta e parë ishte edhe Leart Paqarada, i cili tashmë do të ketë mundësinë të përballet me Hamburgun në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/eXtectiX/status/1483537177946603522

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online