Humb raste të pastra shënimi, Werner me sinqeritet të pazakontë: As unë nuk e di pse tifozët më mbështesin kaq shumë

Timo Werner nuk po kalon një periudhë të mirë te Chelsea. Për sulmuesin gjerman u shpenzuar miliona në verën e 2020-ës, të cilat nuk janë shpërblyer me gola në fushën e lojës, teksa shpesh ka humbur edhe raste të pastra shënimi.

Megjithatë mbështetja nga tifozët në stadium nuk i ka munguar asnjëherë dhe për këtë mbetet i habitur edhe vetë lojtari. Në një intervistë për faqen zyrtare të Chelsea-t, Werner shprehet ndër të tjera se nuk e kupton përse tifozët vazhdojnë ende ta mbështesin. Kjo për faktin se gjermani është i vetëdijshëm se nuk e ka përmbushur detyrën e tij si sulmues për të shënuar sa më shumë gola.

“Ndonjëherë as unë nuk e di pse tifozët po më mbështesin kaq shumë, sepse si sulmues dëshiron të shënosh sa më shumë gola dhe ndonjëherë nuk e arrij këtë qëllim, duhet të jem i sinqertë për këtë. E bën shumë argëtuese të luash para tifozëve të Chelsea-t dhe kur ata të japin mbështetje siç më japin mua, të bën edhe më të fortë kur humbisni raste ose keni kohë të vështira”, ka deklaruar me një sinqeritet të pazakontë Timo Werner./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online