VIDEO/ Egnatias i ikin dy pikët nga duart, ritëm i çmendur me 4 gola në 10 minuta ndaj Erzenit

Egnatia-Erzeni 1-1 Xhekson 55′ p/ Sadiki 57′

Një ndeshje me ritëm të çmendur ishte ajo mes Egnatias dhe Erzenit, e mbyllur me shifrat 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por e dyta rezervoi spektaklin e vërtetë. Xhekson kaloi i pari në avantazh Egnatian pas penalltisë së fituar në minutën e 55 të takimit. Vetëm tre minuta më vonë, Sadiki barazoi gjithçka pas harkimit në goditjen e këndit.

Egnatia kaloi sërish në avantazh me Xhekson në minutën e 62, por goli do të anulohej për një faull në nisjen e aksionit nga Dëamena. Vetëm katër minuta më vonë ishte Erzeni që realizoi, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në fund Egnatia kishte dy mundësi të artë me Dëamena dhe Mustën që u shpërdoruan. /Sport Ekspres/

Egnatia: Sherri; Malota, Atanda, Kacbufi; Fangaj, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Musta; Dwamena, Jackson

Erzeni: Xhika; Iljazi, Enck, Sadiki, Peposhi; Mehmeti, Krivicic, Alan; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online