Si kurrë më parë ka një sensibilizim të gjithë shqiptarëve për një konkurrent të tyre të preferuar që ndodhet në “Big Brother Albania VIP”. Bëhet fjalë për Luizin, që është kthyer në temën e momentit.
Katër lojtarë të Vllaznisë kanë treguar hapur preferencën e tyre, por është e kuptueshme pasi protagonisti në fjalë është shkodran. Komentatori i ndeshjes mes Egnatias dhe Erzenit në Oversport, Gentjan Alinani, tregon një video ku shihet se në stadium ka edhe banderola mbështetëse për konkurrentin e Big Brother. /Sport Ekspres/