“Nuk ishte penallti, lojtari i tyre u shtri vetë në tokë”! Trajneri i Erzenit: Po luanim me Egnatian, një prej ekipeve më të mira në Shqipëri që pretendon titullin kampion

Një ndeshje me ritëm të çmendur ishte ajo mes Egnatias dhe Erzenit, e mbyllur me shifrat 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por e dyta rezervoi spektaklin e vërtetë. Xhekson kaloi i pari në avantazh Egnatian pas penalltisë së fituar në minutën e 55 të takimit. Vetëm tre minuta më vonë, Sadiki barazoi gjithçka pas harkimit në goditjen e këndit.

Egnatia kaloi sërish në avantazh me Xhekson në minutën e 62, por goli do të anulohej për një faull në nisjen e aksionit nga Dëamena. Vetëm katër minuta më vonë ishte Erzeni që realizoi, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në fund Egnatia kishte dy mundësi të artë me Dëamena dhe Mustën që u shpërdoruan. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Kapllani: “Largohemi me rezultat pozitiv. Impanti këtu është i mrekullueshëm, fusha është super. Ndeshjen e kishim përgatitur mirë dhe lojtarët i zbatuan detyrat. Unë kam dyshimet e mia te rasti i penalltisë që i dhanë Egnatias. Lojtari i Egnatias u shtri në tokë vetë. Po luanim ndaj një prej ekipeve më të mira në Shqipëri, që pretendon edhe për titullin kampion, mos ta harrojmë. Ndërsa ne jemi luftë, luftë, luftë, deri në pikën e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online