VIDEO/ Efekti i trofeut të munguar prej vitesh! Tifozët e Romës janë të jashtëzakonshëm stërmbushin “Olimpikon” edhe në… miqësore

Zhoze Murinjo ka sjellë një tjetër frymë te Roma dhe kjo reflektohet edhe te mbështetja e madhe që gëzojnë nga tifozeria. Portugezi i dha mundësinë që me suksesin e arritur në Tiranë, të festonin një trofe që u kishte munguar prej vitesh. Efektet e këtij triumfi po fillojnë të ndihen në kryeqytetin italian, ku entuziasmi për sezonin e ri është vërtetë i lartë.

Roma është rikthyer të luajë në shtëpi dhe pritja ka qenë thjesht e jashtëzakonshme. Tifozët kanë stërmbushur “Olimpikon” mbrëmjen e sotme, pavarësisht se verdhekuqtë luajnë asgjë më shumë se një takim miqësor me Shahtjor Donjetskun. Atmosfera është tejet e gjallë në stadium dhe tifozët po tregojnë mbështetje të ngrohtë, njëjtë sikur të ishte duke u luajtur një derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online