Zhoze Murinjo ka sjellë një tjetër frymë te Roma dhe kjo reflektohet edhe te mbështetja e madhe që gëzojnë nga tifozeria. Portugezi i dha mundësinë që me suksesin e arritur në Tiranë, të festonin një trofe që u kishte munguar prej vitesh. Efektet e këtij triumfi po fillojnë të ndihen në kryeqytetin italian, ku entuziasmi për sezonin e ri është vërtetë i lartë.
Roma është rikthyer të luajë në shtëpi dhe pritja ka qenë thjesht e jashtëzakonshme. Tifozët kanë stërmbushur “Olimpikon” mbrëmjen e sotme, pavarësisht se verdhekuqtë luajnë asgjë më shumë se një takim miqësor me Shahtjor Donjetskun. Atmosfera është tejet e gjallë në stadium dhe tifozët po tregojnë mbështetje të ngrohtë, njëjtë sikur të ishte duke u luajtur një derbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Il momento che mancava a tutti… ??
…Romanisti e non ???#ASRoma pic.twitter.com/1ejgEp1gCx
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 7, 2022