VIDEO/ Edon Zhegrova vë duart në kokë dhe nuk i beson syve, çfarë goli i jashtëzakonshëm për Lille-n

Lille është duke fituar kundër Ajaccio-s në tranfertë. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 17 dhe mban firmën e Yazici-së. Sulmuesi turk ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm, duke lënë të mahnitur edhe shokët e tij të skuadrës. Yazici kontrollon bukur topin në kufijtë e zonës.

Me një prekje shmang rivalin që ka pranë dhe me një predhë në një kohë kur topi ishte ende në ajër shkund rrjetën e Ajaccio-së. Edon Zhegrova nuk i ka besuar syve për golin që pa të shënohej nga shoku i tij i skuadrës dhe vë duart në kokë përpara se të nisë festën e zjarrtë pranë tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online