Lille është duke fituar kundër Ajaccio-s në tranfertë. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 17 dhe mban firmën e Yazici-së. Sulmuesi turk ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm, duke lënë të mahnitur edhe shokët e tij të skuadrës. Yazici kontrollon bukur topin në kufijtë e zonës.
Me një prekje shmang rivalin që ka pranë dhe me një predhë në një kohë kur topi ishte ende në ajër shkund rrjetën e Ajaccio-së. Edon Zhegrova nuk i ka besuar syve për golin që pa të shënohej nga shoku i tij i skuadrës dhe vë duart në kokë përpara se të nisë festën e zjarrtë pranë tifozëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Yusuf Yaz?c? ?ov
Çok geli?tirdi kendini.?u adama gelmesin diyorlar ?aka gibi ya. https://t.co/R6nTsFM6kz— ?????? (@Adelight61) August 26, 2022