VIDEO/ Edon Zhegrova po shkëlqen në Ligue 1, shënon gol në derbin e rëndësishëm për Lille-n

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edon Zhegrova është njeriu i momentit te Lille. Sulmuesi shqiptar po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1, ku sot ka shënuar golin e tij të 4-t. Lille është duke fituar në derbin e rëndësishëm kundër Lensit me rezultatin minimal 1-0.

Goli mban autorësinë e Zhegrovës, i cili pasi ka shmangur mbrojtësin kundërshtar në zonë, ka shënjestruar menjëherë portën me të majtën e tij. Aktualisht janë luajtur 45 minutat e para të ndeshjes, ndërsa goli u realizua që në minutën e 9 të sfidës. Në rast fitoreje, Lille do të ngjitej në vendin e 3-të të renditjes, çka do i siguronte një vend të sigurt në grupet e Champions League-s. Ndërkaq, Lensi gjendet në pozicionin e 6 të renditjes dhe është në garë për një biletë për në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/