VIDEO/ Dy golat e tij vendosin derbin! Edon Zhegrova çon peshë stadiumin, tifozët thërrasin në kor emrin e tij

Lille ka fituar derbin kundër Lensin me shifrat 2-1. Edon Zhegrova ishte vendimtar në këtë përballje. Sulmuesi shqiptar ishte autori i të dy golave të skuadrës së Lille-s. Futbollisti 24-vjeçar e dërgoi fillimisht topin në rrjetë në minutën e 9 të takimit, ndërsa në minutën e 60 dyfishoi rezultatin.

Zhegrova ka çuar peshë stadiumin me golat e tij, teksa të gjithë tifozët e pranishëm kanë thirur në kor emrin e tij. Sulmuesi i Kosovës po përjeton një sezon fantastik në elitën e Francës, ku po shkëlqen nga java në javë me paraqitjet e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/