Juventusi ka marrë një fitore minimale 1-0 ndaj Chelseat në miqësoren e zhvilluar në “Kai Tak Sports Park” të Hong Kongut, duke dhënë sinjale pozitive vetëm pak javë përpara nisjes së sezonit të ri. Sfida mes dy gjigantëve të futbollit europian ishte e luftuar dhe me ritëm të lartë, por në fund italianët dolën fitues falë një supergoli të Edon Zhegrovës.
Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, me Chelsean që mbajti më shumë topin, por pa arritur të krijonte raste të shumta të pastra shënimi. Juventusi u mbrojt mirë dhe priti momentin e duhur për të goditur në kundërsulm, ndërsa portierët e të dy skuadrave u treguan të sigurt sa herë u vunë në provë.
Momenti vendimtar erdhi në pjesën e dytë, kur Edon Zhegrova realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke mposhtur portierin e Chelseat dhe duke i dhënë avantazhin bardhezinjve. Pavarësisht përpjekjeve të londinezëve për të barazuar në minutat e mbetura, mbrojtja e Juventusit rezistoi deri në fund, me lojtarin shqiptar që mori rolin e heroit. /Sport Ekspres/
Dans le cadre de sa tournée de pré-saison à Hong Kong, la Juventus affrontait Chelsea en match amical. Entré à la mi-temps, l’ancien Lillois Edon Zhegrova a ouvert le score d’une magnifique frappe enroulée pour les Bianconeri pic.twitter.com/jRFvn3rArZ
— L’Équipe (@lequipe) August 5, 2026