Berat Gjimshiti është shumë pranë një aventure të re në Arabinë Saudite. Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka arritur një marrëveshje verbale me Al Diriyah për t’u transferuar nga Atalanta.
Mbrojtësi me përvojë pritet të firmosë një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028, ndërsa klubet kanë rënë dakord për një shumë transferimi prej rreth 3 milionë eurosh.
Romano bën me dije se dokumentacioni përfundimtar është duke u përgatitur dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të vijë shumë shpejt. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Gjimshiti do t’i japë fund aventurës së tij shumëvjeçare te Atalanta, klub me të cilin u shndërrua në një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të Serie A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/