Edon Zhegrova nuk është larguar nga fusha pa lënë shenjën e tij në Europë. Futbollisti shqiptar ka luajtur për 89 minuta në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Konferencës, ku përballë ka pasur ekipin e Omonias së Nikosias. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka tundur rrjetën 1 minutë përpara se të zëvendësohej nga trajneri, duke dërguar shifrat në 3-1.
Zhegrova merr një pasim mjaft të mirë nga Males dhe i gjendur në zonë me vetëm një mbrojtës dhe portierin kundërshtar përballë nuk e ka të vështirë të gjejë rrjetën. Me këtë fitore Bazeli mban vendin e parë në grup me 7 pikë, po aq sa Karabaku./Elio Hajdari-Sport Ekspres/