Erion Braçe ka marrë një dhuratë të papritur gjatë mbajtjes së Kuvendit në ditën e sotme. Menjëherë pasi Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë, zëvendës-kryeministri i Shqipërisë do të ketë në shtëpinë e tij edhe një simbolikë në ngjyrat bardheblu. Këtë moment e ka postuar në faqen zyrtare Taulant Balla, për të treguar se përpos të gjitha deklaratave të dhëna, në fund mbizotëron pak “Fair-Play”. /Sport Ekspres/