“Fitore e fundit për Korçën dhe Takajn”, Ilir Daja përvesh mëngët: Edhe një javë, kënaqësi të drejtoj Partizanin!

Ilir Daja pritet të jetë trajneri i ri i Partizanit dhe të rikthejë të kuqtë në majat më të larta të futbollit shqiptar. Pas dështimit të kryeqytetasve në këtë sezon, duke lënë pas suksesin me Skënder Gegën, kërkohej një tjetër emër i madh i trajnerit për ta rikthyer në krye skuadrën.

Prandaj është menduar afrimi i Ilir Dajës dhe zyrtarizimi mund të vijë pas një jave. Qartësisht në intervistën pas ndeshjes së djeshme, tekniku aktual i Skënderbeut është shprehur se do të presë edhe 7 ditë për një përgjigje të mundshme nga Gjykata Federale, për të marrë më pas makinën e për t’u nisur përfundimisht drejt Tiranës, atje ku këtë herë do të drejtoj një tjetër ekip kryeqytetas, Partizanin.

“Festova bashkë me djemtë e ekipit pasi bëmë një kampionat mjaft të vështirë. U renditëm në vendin e 4 në një kampionat të çuditshëm, pasi dihen problematikat tona. Ia dedikoj fitoren e fundit Korçës, si qytet i mrekullueshëm, ia dedikoj Ardian Takajt, që di të krijoj kushte të duhura pune, ia dedikoj edhe djemëve të skuadrës që kanë treguar shpirtin e garës. Në asnjë moment nuk e kanë ulur dozën e motivimit, pavarësisht disa luhatjeve që janë të pranueshme në këtë kampionat. Tani shpresojmë që të vijë një përgjigje pozitive nga Gjykata Federale pasi futbolli i Skënderbeut i duhet edhe Shqipërisë.

Të jesh në vëmendjen e Partizanit është një bonus shumë i madh. Unë kam drejtuar dy nga ekipet e kryeqytetit, Dinamon dhe Tiranën. Një tjetër emër me traditë në futbollin shqiptar është Partizani dhe nëse arrijmë akordin, do të ishte kënaqësi që ta drejtoja Partizanin. Le ta shijojmë këtë pjesën e Skënderbeut sot, të bëjmë një javë pushim dhe më pas do ta shihni ku do të jetë Ilir Daja. Le të presim edhe një javë”, tha Ilir Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online