Trajneri i Veronës e bën të kryer largimin e Kumbullës: E vështirë të mbetemi të fortë pa ata!

Trajneri i Veronës e ka bërë të kryer edhe largimin e Kumbullës nga ekipi. Mbrojtësi shqiptar është i vetmi që nuk e njeh ende skuadrën e re nga lojtarët më të dalluar të Veronës, pasi Amrabat do të shkojë te Fiorentina, ndërsa Rrahmanin e pret Napoli. Për lojtarin e Shqipërisë interesohet më së shumti Interi dhe Lacio, ndërsa mediat përfshin në garë edhe Juventusin. Në intervistën e fundit trajneri Juric ka qenë konciz në fjalët e thëna duke u shprehur:

“Të gjejmë zëvendësues për ata që do të largohen? Ne po punojmë për këtë gjë, jemi të fortë edhe në pjesën e skautëve sa i përket talenteve. Por është e vështirë të përsërisim të njëjtin sezon pasi Kumbulla, Rrahmani dhe Ambrabat ishin lojtarë shumë të fortë”, tha Juric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online