Granada është duke fituar me shifrat 0-1 në përballejn kundër Mirandesit. Këta të fundit gjenden me 10 lojtarë në fushën e lojës dhe shkaktar për këtë është Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar nis hapin e tij të pandalshëm, duke kaluar përnjëherë dy nga kundërshtarët e tij.
Lojtari beratas i afrohet zonës i vetëm dhe është pranë golit, por Sanz e shtyn nga pas. Uzuni rrëzohet përtokë dhe arbitri nuk e mendon dy herë të nxjerrë kartonin e kuq nga xhepi i tij. Mirandes mbetet me një lojtar më pak dhe tashmë gjithçka është më e lehtë për Granadën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/