LAJM I FUNDIT/ Koha për të uruar sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzuni mund të quhet i kthyer në La Liga

Myrto Uzuni është thuajse i kthyer në La Liga, koha për ta uruar. Një lajm fantastik vjen për sulmuesin shqiptar që është shumë afër me elitën e futbollit spanjoll.

Granada fitoi 1-3 ndaj Mirandes në transfertë. Pavarësisht se Uzuni nuk arriti të shënonte, e dha kontributin e tij duke ndëshkuar me karton të kuq Alvaro Sanz në minutën e 24 dhe më pas do të vinin golat.

Granada ka edhe një ndeshje të fundit për të zhvilluar në kampionat, por kalimi mund të quhet i mbyllur, puna më e vështirë u mbyll. Kjo pasi në ndeshjen e fundit të kampionatit pret në shtëpi Leganes që ndodhet në vendin e 14 në kampionat dhe pa asnjë objektiv. Granadas i mjafton edhe barazimin në këtë takim për të kaluar në La Liga. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online