VIDEO/ “E tanë botën të na falin…”, publikohet kënga e re për Vllazninë që rrënqeth shkodranët

Më afër se kurrë, Vllaznia flirton në çdo javë me titullin kampion. Një krizë e madhe rezultatesh ka përfshirë shkodranët që nuk po e gjejnë ende triumfin e parë, por gjithë rezultatet e marra në ndeshjet e shkuara bënë që ekipi i Brdaric të kryesojë kampionatin.

Pra titulli është ende në duart e Vllaznisë dhe ndjekësit i duhet që të shohin edhe rezultatin e shkodranëve, përpos ndeshjes së tyre. Për të ngritur më tepër moralisht ekipin dhe tifozët në këto ditë të vështira është publikuar edhe kënga më e re për Vllazninë.

E kënduar nga Sindrit Bejleri dhe e kompozuar nga Shpëtim Saraçi, në videoklip shihen legjendat e Vllaznisë së shkuar dhe lojtarët e tanishëm të kësaj skuadre, me një simbolikë të qartë që mund të mbesin edhe ata të shkruar në histori nëse do t’ia dalin deri në fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online