VIDEO/ E tallën Realin që e solli në vend të Benzemës, afrimi nga Espanjoli i heshti të gjithë me golin me gërshërë

Real Madrid po përgatitet për fillimin e sezonit të ri në të cilin dëshiron të rikthehet në fron dhe aktualisht skuadra e Carlo Ancelottit po përgatitet në Amerikë.

Lojtarët e Realit do të luajnë disa ndeshje përgatitore dhe mbrëmë kanë luajtur kundër Manchester United në stadiumin NRG në Hjuston dhe kanë arritur të fitojnë.

Real Madridi tregoi forcën e tij ndaj Djajve të Kuq dhe tifozët u kënaqën sepse shkëlqenin veçanërisht lojtarët e rinj.

Në qendër të vëmendjes së kësaj ndeshje ishte sulmuesi Joselu, i cili iu bashkua Realit këtë verë. Joselu erdhi nga Espanyol në një transfertë që askush nuk e priste.

Sulmuesi me përvojë mbërriti si zëvendësues i Karim Benzema-s i cili u largua për në Al Ittihad dhe shumë talleshin me drejtuesit e Realit duke thënë se Joselu nuk ishte as afër sulmuesit francez.

Mirëpo, duket se kjo vetëm sa e ka motivuar edhe më shumë këtë lojtar i cili mbrëmë bëri magjinë e tij ndaj United. Joselu shënoi një gol spektakolar me gërshërë në minutën e 89-të për shifrat 2-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online