Totenhami u eleminua nga Dinamo Zagrebi, në një ndeshje që ishte mjaft surprizë, pasi në përballjen e parë lojtarët e Murinjos kishin fituar në shifrat 2-0. Kroatët shënuan dy herë në portën e Lloris brenda 90 minutave me Orsic, ndërsa do të ishte përsëri kroati që do të shënonte dhe të tretin në shtesë për të mbyllur gjithçka në 3-0 . Trajneri i Spursave, Murinjo tregon dhe njëherë që është “special one” si e quajnë të gjithë.
Pas përfundimit të sfidës, portugezi shkoi në dhomën e zhveshjes për të uruar kundërshtarin për këtë arritje madhore. Të gjithë të pranishmit në dhomën e zhveshjes kanë vlerësuar gjestin e Murinjos, duke shpërthyer në duartrokitje. Kjo fitore e Dinamos së Zagrebit ishte një përrallë më vete pasi trajneri i tyre, Zoran Mamic, dha dorëheqjen vetëm tre ditë para kësaj përballje pasi u shpall fajtor për korrupsion dhe përfundoi në burg. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Jose Mourinho, what a guy! He came to Dinamo’s locker room after the game to congratulate Dinamo Zagreb lads for beating his team fair&square.
A true champ! ?????? ?@gnkdinamo? ?@SpursOfficial? pic.twitter.com/ZMYXmH7Jrb— PCM (@PeytonCity) March 18, 2021