E bujshme/ Hamdi Salihi i dërgon mesazh të gjatë dhe i kërkon takim, Elvis Rexhbecaj refuzon Shqipërinë

Një brez i jashtëzakonshëm i talenteve shqipare po rritet në Europë dhe Kombëtarja po bën ç’mos që ti afrojë në gjirin e saj. Një prej elementeve që po spikat këtë sezon është edhe Elvis Rexhbecaj, i cili po kalon një formë të shkëlqyer në Bundesligë me ekipin e Këlnit. Edi Reja duket se e pëlqen lojtarin dhe dëshiron të ketë nën urdhërat e tij, prandaj në stafin e FSHF-së dhe të ekipit kombëtar janë vënë menjëherë në lëvizje për ta bindur 23-vjeçarin të vishet kuqezi.

Sipas burimeve të “Indeksonline”, Hamdi Salihi ka kontaktuar me Rexhbecajn për ta afruar në Kombëtaren Shqiptare. Madje Salihi ka kërkuar edhe një takim me të për ti prezantuar projektin e kuqezinjve, duke i dërguar një mesazh të gjatë. Por ëndrra gjermane e josh më tepër mesfushorin e talentuar, i cili ka refuzuar përkohësisht Shqipërinë. Elvis Rexhbecaj ka qenë pjesë e moshave të Gjermanisë dhe dëshira e tij është të veshë fanellën e “pancerave”, por mbetet për tu parë se çfarë do të sjellë e ardhmja për të./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online