Pamje të rënda/ Takat në fytyrë, ndërhyrja më brutale që erdhi në “Europa League”

0

Një ndërhyrje brutale ka ardhur në “Europa League” në takimin e zhvilluar mes Rangers dhe Slavias së Pragës. Lojtari i Rangers, Kemar Roofe, ka vendosur takat me gjithë fuqinë e tij në fytyrën e portierit të kundërshtarit, Ondrej Kolar.

Gjyqtari i ndeshjes nuk mund ta mendonte gjatë ndëshkimin me kartonin e kuq, duke e lënë Rangersin me një lojtar më pak. Nga krahu tjetër portieri do të zëvendësohej, por fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse shenjat në fytyrë nuk mund të fshihen lehtë nga goditja e marrë. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.