VIDEO/ E padëgjuar! Trajneri ndërron jetë, sulm në zemër menjëherë pasi festoi golin e fitores në minutën e fundit

Futbolli është për zemra të forta! Kjo nuk është vetëm një shprehje që duhet përdorur nga mediat, më veçanërisht në Egjipt e kuptojnë rëndësinë e këtyre fjalëve. Një ngjarje e padëgjuar dhe në kufijtë e së pabesueshmes ka ndodhur në ndeshjen mes Al Magda dhe Al Zarqa.

Vendasit kanë shënuar vetëm në minutën e fundit me anë të Mohamed Saad, duke i dhënë fitoren në shifrat 1-0. Menjëherë nisi festa e çmendur nga stoli, ndërsa trajneri i Al Magda, Adham El Selhedar, e ka përjetuar më keq.

Emocionet e forta i shkaktuan sulm në zemër dhe menjëherë ra në tokë pak sekonda pas shënimit të golit. Ambulanca ndërhyri për ta dërguar drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arritën që ta shpëtonin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online