Arsenali shënoi me portë të zbrazët, Henry tallet me De Gea-n: Hera e fundit ishte kur isha 11-vjeç, portieri ynë kishte shkuar për të blerë sanduiç

Ndeshja mes dy gjigantëve të Premier League-s ka prodhuar dje një nga golat më të çuditshëm në histori. “Topçinjtë” kanë tundur rrjetën në minutën e 13, por duke lënë shumë persona të befasuar. Arsenali kishte të drejtën e një goditjeje nga këndi, teksa në zonë De Gea shkelet në këmbë nga shoku i tij i skuadrës, Fred.

Portieri i Manchester United-it rrëzohet menjëherë përtokë nga dhimbjet, duke e lënë portën të gjithën të zbrazët. Megjithatë arbitri nuk i ka fryrë bilbilit dhe Emile Smith Roëe tund rrjetën me një goditje nga distanca. Lojtarët e “djajve të kuq” kanë shkuar menjëherë te gjyqtari për të protestuar, por në fund goli është cilësuar si i rregullt.

Mbi këtë rast të paprecedent ka dhënë komentin e tij edhe Thierry Henry: “Hera e fundit që e kisha parë një gol të tillë ishte kur unë isha në moshën 11-vjeç. Portieri ynë kishte shkuar për të blerë një sanduic dhe ne pësuam gol të ngjashëm”, tha Henry. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online