VIDEO/ E pabesueshme! VAR-i e mbyll me dramë, i heq barazimin në frymën e fundit Realit të Madridit

Reali i Madridit i ka befasuar të gjithë mbrëmjen e sotme, teksa ka humbur me shifrat 2-3 në shtëpi kundër Shaktjorit të Donjeskut. Ukrainasit tundën 3 herë rrjetën në pjesën e parë, ndërsa në të dytë ndeshja foli spanjisht. Zidan duket se arriti t’i motivonte “galaktikët” e tij në dhomat e zhveshjes dhe kjo u pa qartë kur loja rinisi sërish. Modriç lë të shtangur në vend portierin me një perlë nga distanca, ndërsa më pas ishte Vinicius Xhunior ai që dyfishoi shifrat.

Por fundi ishte dramatik në Valdebebas. Fede Valverde shënon një gol të bukur nga jashtë zone në frymën e fundit, por VAR-i nuk e la të festonte barazimin. Teknologjia ka thënë fjalën e saj, teksa anulon golin për shkak se Vinicius gjendej në pozicion kashtë loje. Ky i fundit nuk e ka prekur topin, por gjendej në një pozicion ku pengonte rrezen e portierit të Shaktjorit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/GoalKaju/status/1318986699234545674

https://twitter.com/OFutTT/status/1318976861372928003

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online