Hyn në kafaz për të thelluar rekordin fantastik, deklarata për Nurmagomedov ndez reagimet e tifozëve

Khabib Nurmagomedov vs Justin Gaethje do të zhvillohet në orën 20:00 ditën e shtunën në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara. Rusi nga Dagestani do të përpiqet të mbrojë rekordin fantastik 28-0 dhe titullin kampion të peshave të lehta, në një përballje mjaft të vështirë ndaj Gaethje, i cili mundi një nga më të mirët e këtij divizioni.

Që pas fitores ndaj Conor Mcgregor, Khabib Nurmagomedov është bërë një yll botëror, sidomos në vendet myslimane, të cilët e shikojnë si një idhull të vërtetë dhe e kanë shembull për u ndjekur në jetë. Presidenti i UFC, Dana Ëhite deklaroi se Khabib Nurmagomedov nuk është më një yll në botën e MMA-së, por një nga më të famshët në të gjitha sportet.

“Harrojeni MMA-në, Khabib është një superstar në të gjitha sportet. Numrat që ai përmban flasin vetë.”- u shpreh Dana Ëhite në konferencën për shtyp. Ky reagim ka marë shumë kundërshtime nga tifozët e sporteve të ndryshme, të cilët pretendojnë se emri i tij është shumë larg personave si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Floyd Mayëether, Luis Hamiliton, Roger Federer etj./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online