Sa tifozë shqiptarë i njohin të gjithë lojtarët e skuadrave të zemrës? Përgjigjja është e thjeshtë: thuajse të gjithë. Fansat e Interit në vendin tonë (për ata në Itali nuk shtohet aspak si çështje), jo vetëm që i njohin futbollistët, por mund të flasin rreth së kaluarës, cilësive dhe pikave të dobta.
Megjithatë, në klubin zikaltër ekziston dikush, që duket se nuk i njeh lojtarët. Ajo që e bën edhe më të pabesueshme këtë situatë, lidhet me faktin se bëhet fjalë për presidentin zikaltër, Stiven Zhang. Zhoao Mario shënoi te Interi, por drejtuesi i klubit nuk e njohu.
Në minutën e 91-të të ndeshjes së fituar 5-0 ndaj Xhenoas, portugezi realizoi golin e katërt të skuadrës, por nga tribuna VIP, numri një i Interit nuk e njohu. Për të konfirmuar gjithçka ekziston edhe video, ku fillimish Zhang reagoi duke thënë: “Uou!”, për t’u informuar më pas, rreth lojtarit që e dërgoi topin në rrjetë. Zhoao Mario u kthye dhe tashmë e kuptoi edhe presidenti zikaltër.
Il presidente #Zhang sempre sul pezzo.#InterGenoa #SerieA #JoaoMario pic.twitter.com/FrwL3v43bw
— Chiamarsi Bomber (@ChiamarsiBomber) November 4, 2018