VIDEO/ E pabesueshme! Portieri shqiptar që luan në Premier League bëhet sërish “meme”, bën autogolin qesharak të vitit

Arijanet Muriq është një portier ekstrem, mund të luajë në nivelin më të lartë ose mund të jetë protagonist i disa episodeve që nuk ndodhin as në ligat amatore. Pasi shkëlqeu dhe mori notën 10 ndaj Chelsea, pasi zhvilloi disa performanca fantastike radhazi, në ndeshjen e javës së shkuar, Muriq bëri një gafë të madhe.

Portieri i Kosovës priti shumë gjatë dhe pasi tentoi ta hiqte topin, sfera goditi në këmbën e lojtarit të Evertonit dhe topi shkoi në rrjetë. Ky gol vendosi humbjen e Burnley dhe i dha fitoren Everton. Këtë herë situata ndodhi edhe më keq, e mbi të gjitha rezultoi po aq vendimtare. Teksa Burnley po kryesonte 1-0 ndaj Brighton, një pasim mbërrin për Muriq nga shoku i ekipit në një moment të parrezikshëm. Portieri shqiptar nuk arrin dot ta kontrolloj topin që përfundon në rrjetë dhe Brighton doli me 1 pikë nga kjo transfertë. /Sport Ekspres/