Bylisi merr vendin e parë në Kategorinë e Parë, mallakastriotët ngjiten zyrtarisht në Superiore

Bylisi është zyrtarisht në “Abissnet Superiore”. Skuadra mallakastriote ka mposhtur sot me rezultatin 3-2 Kastriotin, duke marrë përkohësisht edhe vendin e parë në renditje. Kibe zhbllokoi rezultatin në minutën e 19 për ekipin nga Ballshi, por në të 27-n Kryemadhi riktheu sërish baraspeshën.

Të dyja skuadrat shënuan sërish brenda pjesës së parë, përkatësisht Bylisi me anë të Abubakarit në minutën e 39 dhe Korabi me anë të Kasallës 2 minuta më vonë. Goli i fitores për Bylisin u realizua në minutën e 73-të dhe ka si autor Peraltën.

Tashmë Bylisi është në vendin e parë të Kategorisë së Parë, me 2 pikë më shumë se Elbasani. Megjithatë, këta të fundit do të përballen sot duke nisur nga ora 19:00 me Apoloninë. Ndërkohë në dy takimet e tjera të zhvilluara pasditen e sotme Luzi mposhti Lushnjen me rezultatin e thellë 4-0, ndërsa Tomori fitoi me shifrat minimale 1-0 kundër Burrelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/