Futbolli është i paparashikueshëm dhe gjatë zhvillimit të një ndeshje ndodhin episode nga më të ndryshmet, duke filluar nga gafat qesharake, autogolat, por jo vetëm.
Një episod i rrallë ka ndodhur në një ndeshje të kategorive të ulëta në provincën e Dagestanit në Rusi. Arbitri i ndeshjes ka vërshëllyer për një penallti. Lojtari godet, por portieri bën një pritje të bukur, duke shpëtuar portën.
Për vetëm pak sekonda, sepse topi përplaset në kokën e arbitrit të ndeshjes dhe përfundon në rrjetët. Verdikti? Goli është i rregullt, trishtim për ekipin e portierit dhe festë për ekipin tjetër. Për më shumë shihni pamjet e videos.
El gol del fin de semana lo hizo un árbitro de cabeza. Increíble pic.twitter.com/vEDiZSTy8S
— Fútbol Para T?SC?S (@fptoscos) October 1, 2018