E pabesueshmja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në atë që po rezulton nga java në javë si grupi i çmendurive. Reali fitoi finalen e madhe me Interin dhe dukej se sot do të vuloste njëherë e mirë kualifikimin. Por e kundërta ka ndodhur. “Galaktikët“ kanë marrë një humbje shokuese me shifrat 0-2 kundër Shaktjorit të Donjetskut dhe flakën tutje kualifikimin në këtë “vit të çuditshëm“.
Kriza ekonomike nga pandemia ka future në krizë edhe lojën e klubeve që konsiderohen të mëdha. Çuditërisht shumë prej tyre kanë marrë humbje të pabesueshme këtë vit, që ndoshta rrallë mund t’i mendonin nëse i hedhin një sy historisë së lavdishme.
Realit po i rrëshket kualifikimi nga duart dhe tani gjithë sytë i ka nga kundërshtarët, pasi vetë nuk mund të vendosin për kalimin më tej. Borusia Monshengladbah mban vendin e parë me 8 pikë, ndërsa në të dytin renditet Shaktjor Donjetsk me 7 të tilla, por aq sa Reali i vendit të 3-të. Interi mbyll tabelën me 2 pikë në total. Nga pretendent absolut në momentin e shortit, Reali dhe Interi hapin krahun një javë para fundit dhe tashmë janë ukrainasit dhe Borusa ata që kanë shanset më të mëdha për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/postutd/status/1333856144524185605