“Sot është turp, nuk e meritonim”, Zidan nuk e mendon dorëheqjen pas humbjes: Nuk donte topi të hynte

Reali i Madridit ka bërë atë që pak pritej, teksa ka humbur në shtëpi me shifrat 0-2 kundër Shaktjorit të Donjetskut. Një disfatë që i dërgon në vendin e 3-të në grup në një moment kur të gjithë prisnin kualifikimin. “Los Blancos” nuk po gjen paqe me rezultatet këtë sezon, duke bërë që pankina e Zidan të lëkundet disa herë.

Megjithatë trajneri francez nuk ka ndërmend të dorëzohet tashmë dhe të japë dorëheqjen. Zidan është shprehur pas mediave në përfundim të takimit të sotëm në Champions League se skuadra e tij nuk e meritonte këtë turp, pasi po luante mirë dhe thjesht topi nuk donte të hynte në rrjetë.

“Unë nuk do të jap dorëheqjen, aspak. Në pjesën e parë ne ishim shumë të mirë, por na mungoi një gol. Ne po shtynim mirë, luanim mirë … Topi nuk donte të hynte, ne kishim mundësi, doditëm shtyllën … dhe pastaj ka qenë i komplikuar.

Ishte një finale sot. Ne e përgatitëm atë mirë. Por topi nuk shkoi brenda. Ne kemi një lojë për të fituar dhe për të kaluar. Unë kam forcë dhe unë do të jap gjithçka. Mendoj se ne e meritonim të fitonim. Kemi pasur shanse. Ju duhet të ngrini kokën tuaj. Kur ka një ecuri të keqe ju duhet të vazhdoni.

Unë nuk gjej një problem, ka shumë gjëra që vijnë së bashku. Ne kemi krijuar shanse, nuk është një lojë. Është e vështirë për ne të shënojmë gola. Me golin e parë do ta bënte më të lehtë ndeshjen për ne. Unë jam optimist. Është një moment i vështirë, por duhet të marrësh karakterin dhe krenarinë tënde. Sot është turp sepse nuk e meritonim. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen tjetër. Ne do të besojmë dhe do të luftojmë, kjo është e sigurt ”, ka deklaruar Zinedin Zidan./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online