VIDEO/ E pabesueshme! Ekipi i Balliut i shkakton Realit humbjen e parë në La Liga, zbresin madrilenët nga froni

Reali i Madridit ka marrë një humbje të papritur mbrëmjen e sotme. Transferta kundër Rajo Vajekanos ka rezultuar e vështirë për “los blancos”, teksa vendasit kanë triumfuar me rezultatin 3-2.  Komesana zhbllokoi shifrat që në minutën e 5 të takimit, ndërsa Reali u kundërpërgjigj me Modriçin, që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 37, dhe me Militaon që me kokë mposht portierin Dimitrevski në minutën e 41-të. Por pjesa e parë do të përfundonte në baraspeshë, pasi Garsia shënon përsëri për Rajo Vajekanon.

Ne pjesën e dytë të gjithë prisnin reagimin e Realit të Madridit, por goli erdhi prej kampit kundërshtar. Rajo fiton të drejtën e një 11 metërshi dhe pranë topit shkon Oskar Trejo. Ky i fundit fiton duelin me Kurtuanë në minutën e 67 dhe i jep kështu epërsinë Rajo Vajekanos. Vendasit ia dalin të administrojnë rezultatin deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit, duke fituar me shifrat 3-2. Reali i Madridit pëson sot humbjen e parë në kampionat, duke zbritur nga froni i La Liga-s, që tashmë i kalon Barcelonës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online