VIDEO/ E ngritën në “qiell të shtatë” te Dortmundi, Jadon Sancho nuk shënon tani as me portë bosh

Shumë kritika ka në këtë sezon të ri për futbollistin e ri të Dortmundi, Jadon Sancho. Ky ishte lojtari më i përmendur në kampionatin e shkuar për të marrë emërtimin si “Lionel Mesi” i Bundesligës.

Por tashmë konsiderohet si më i mbivlerësuari në kampionatin gjerman pasi nuk ka arritur që të lërë gjurmë për sezonin 2020-2021. Ende në pritje të golit të parë, Sancho nuk e ka thyer këtë “mallkim” as në përballjen e sotme.

Të paktën deri tani, teksa po luhet pjesa e dytë mes Dortmundit dhe Ëolfsburg. Në fundin e pjesës së parë Sancho kishte mundësinë e artë për t’i dhënë avantazhin ekipit e tij, teksa pas gjuajtjes së Haland dhe grushtimit të portierit kundërshtar, lojtari i shumëpërfolur gjendej me portën e boshatisur.

Por Sancho do të bënte më të vështirën duke e dërguar topin jashtë, pa pasur asnjë devijim nga kundërshtarët. Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur më këtë lojtar që shpërtheu në mënyrë të papritur dhe po kështu është duke “u shuar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online