Muajt e gjatë të pritjes marrin fund, Rrahmani debuton me fanellën e Napolit për… 4 minuta

Ditën e sotme Amir Rrahmani mori atë që e kërkonte prej kohësh, hyrjen në fushën e lojës me fanellën e Napolit. Mbrojtësi dardan shkëlqeu me Veronën sezonin e shkuar dhe të kaltrit nuk u menduan dy herë, por firmosën me të që në janarin e vitit 2020, duke patur pritshmëri të larta për futbollistin shqiptar. Megjithatë kapitenit të përfaqësueses së Kosovës i është dashur të presë shumë për të provuar debutimin me skuadrën e re.

Muajt e gjatë të pritjes morën fund ditën e sotme dhe Amir Rrahmani u hodh në fushën e lojës nga Xhenaro Gatuzo. Një debutim i shkurtër ky, teksa mbrojtësi shqiptar duhet të kënaqet vetëm me 4 minuta të luajtura. Në minutën e 87 trajneri i Napolit largon Manolas dhe e zëvendëson me Rrahmanit, duke i lënë kështu vetëm 4 minuta në dispozicion këtij të fundit, përfshirë këtu edhe kohën shtesë. Ndëkrohë skuadra e kaltër fitoi me shifrat 4-1 kundër Kaljarit, duke marrë një fitore bindëse në ndeshjen e saj hapëse për vitin 2021./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online