Nuk pyet për askënd, Conte “i tërheq veshin” edhe Vidalit: Ul kokën dhe luaj, nuk ke vend të sigurt te Interi

Conte është një nga trajnerët më të mirë italian dhe mënyra sesi punon ky teknik është për t’u vlerësuar. Asnjëherë nuk ka ngurruar që t’i “tërheq veshin” futbollistëve që vijnë si yje nga merkato dhe që e mendojnë vendin e garantuar në formacion.

Kjo ndodhi me Eriksen dhe së fundmi ka një tjetër rast që quhet Arturo Vidal. Mesfushori i Interit e ngriti zërin më kot te arbitri pas penalltisë së saktë që u dha për Crotone, ndërsa këto ankesa kanë acaruar edhe vetë Conte: “Ul kokën dhe luaj, mos bëj ankesa”, ka qenë fjalët e trajnerit në fushën e lojës.

Në pjesën e dytë do të vinte menjëherë zëvendësimi i Vidalit, ndërsa Interi arriti që të shënonte katër gola të tjerë dhe të fitonte në shifrat 6-2. I pyetur në konferencën për shtyp, Conte ia ka bërë mëse të qartë Vidalit: “Askush nuk ka vend të garantuar dhe ai duhet të tregojë se e meriton të luajë. Patjetër që duhet të luaj shumë më mirë nga ani. Ka shumë ulje-ngritje që ne nuk i përballojmë dot si klub këto luhatje”, ka thënë Conte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online